KosovaNEWS

Tomë Gashi lëshon studion pasi shahen e fyhen rëndë me Milaim Zekën ‘live’ në debat | Realiteti

Konflikti verbal përmes mediave në mes të Tomë Gashit dhe Milaim Zekës ka eskaluar edhe në sharje e fyerje të rënda mes tyre, shkruan Reporteri.net.

Avokati Tomë Gashi i cili e ka akuzuar Milaim Zekën se ka dëshmuar te gjyqtarët ndërkombëtarë kundër UÇK’së, ka lëshuar studion televizive të debatit politik Prime Time në Kanal 10, pas një zënke dhe me fyerje të rënda në mes tyre.

Pas fjalës së Gashit në debat ku ka insistuar se Zeka ka dëshmuar kundër UÇK’së, ky i fundit i inkuadruar në emision me video live nga Suedia, ka filluar ta fyej bashkëbiseduesin e tij.

Zeka pasi ka thënë se Gashi ka punuar si gjyqtar i Millosheviqit deri në vitin 1993, e ka fyer atë duke e quajtur m***.

Tomë Gashi lëshon studion pas zënkës me Milaim Zekën – gjirafaVideo

gjirafaVideo

Pas kësaj ka reaguar avokati Gashi duke drejtuar sharje ndaj Zekës, dhe menjëherë ka lëshuar studion, duke thënë se nuk debaton me njerëz të tillë.

“Unë nuk do të hyjë në fyerje banale me njeriun e kategorisë së Tomë Gashit, i cili deri në vitin 1993 ka qenë gjykatës i Millosheviqit. Ky ka qenë gjithë jetën e vet argat i Serbisë”, është shprehur Zeka.

Ai vazhdon duke e përmendur një dokument që Gashi i ka publikuar.

“Sa i përket dokumentit që ky e ka publiku, qëllimisht e ka dezinformu opinionin”, thotë Zeka.

Ndërkohë Gashi i thotë se nuk ka pasë opinion për këtë çështje dhe Zeka fillon me sharje.

E menjëherë pas kësaj shpërthen Gashi me sharje e ofendime dhe e lëshon studion.

“O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës, edhe ju me Milaim znaqkën s’keni mundësi me më thirrë”, ka thënë Gashi.

“Me kondoma mos më thirrni me folë”, shtoi Gashi.

Tomë Gashi lëshon studion pas zënkës me Milaim Zekën – gjirafaVideo

gjirafaVideo

Trego më shumë

Artkulli iKaluar

Back to top button
Close
Close