CultureMIXWorld

Historia/ Çfarë i lidh njerëzit me sy të kaltër?

Ka shumë karakteristika të ndryshme që e bëjnë një person unik, që nga ngjyra e flokëve, gjatësia dhe ngjyra e lëkurës tek numri i këmbës.

E megjithatë, ekziston një karakteristikë, që u jep njerëzve që e kanë atë, shumë më tepër të përbashkëta sesa mund të mendoni.

Të gjithë që kanë sy blu fillimisht kishin një paraardhës të përbashkët midis 6,000 dhe 10,000 vite më parë

Sigurisht, ne e dimë që sytë blu janë shumë më të rrallë sesa sytë kafe, dhe tani gjithçka ka kuptim, pasi shkencëtarët zbuluan se mutacioni gjenetik erdhi nga një qenie njerëzore e veçantë mijëra vjet më parë.

Studiuesit janë përpjekur dëshpërimisht, për të kutpuar pak nga historia e syve blu,, duke studiuar gjenin OCA2, i cili përcakton nivelin e pigmentit kafe në syrin e njeriut, për shumë vite.

Por ata kurrë nuk i gjetën përgjigjet që kërkonin.

Rezulton se mutacioni gjenetik që ndodhet në sytë blu është nga një gjen krejtësisht i ndryshëm, i quajtur HERC2, i cili e mbyll plotësisht OCA2, duke zbuluar blunë me të cilin kanë lindur.

Dhe, nga e dinë ata që e gjitha lidhet me një paraardhës të përbashkët?

Sepse çdo person me sy blu ka të njëjtin mutacion të saktë.

Megjithëse ka ende shumë më shumë kërkime të gjata që duhet të bëhen, mendohet se mutacioni është përhapur kur njerëzit migruan nga Afrika në Evropë, gjë që do të shpjegonte pse vetëm njerëzit me origjinë Evropiane kanë sy blu.

Zbulimi u bë në të vërtetë në vitin 2008, kur një ekip hulumtues nga Universiteti i Kopenhagës fillimisht gjurmoi mutacionin.

Profesor Hans Eiberg, autor i studimit, nga Departamenti i Mjekësisë Celulare dhe Molekulare, tha sipas Science Daily :

“Fillimisht, të gjithë kishim sy kafe. Por një mutacion gjenetik që prek gjenin OCA2 në kromozomet tona ndërpreu aftësinë për të prodhuar sy kafe.

Ndërkohë, njerëzit që kanë sy të gjelbër mund të shpjegohet me faktin se ata kanë një sasi të reduktuar të melaninës në iris, e cila është shumë e ndryshme nga ata me sy blu.

Nga kjo mund të konkludojmë se të gjithë individët me sy blu janë të lidhur me të njëjtin paraardhës.

Ata të gjithë kanë trashëguar të njëjtin ‘ndërprerës’ pikërisht në të njëjtin vend në ADN-në e tyre, përfundoi profesori Eiberg.

Trego më shumë

Artkulli iKaluar

Back to top button
Close
Close