Kosova

Deklarata shokuese: Skandal, ja me cilat dosje është i shantazhuar Hashim Thaçi nga Baton Haxhiu

Baton Haxhiu e ka mbrojtur edhe njëherë presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, ndaj të cilit së fundi, Gjykata Speciale ka propozuar aktakuzë.

E ndaj kësaj, ka reaguar edhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, i cili në një postimi në Facebook, ka pyetur se si është e mundur që një bashkëpunëtor i Serbisë, të mbron drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin nga Specialja?

“Si është e mundur që bashkëpunëtori i Jovica Stanishiqit i njohur si udhëheqës i shërbimeve sekrete serbe, ku edhe udhëhoqi aksionin e kriminelëve serbë për të vrarë e masakruar familjen Jashari në Prekaz, Baton Haxhiu, gjatë një emisioni televiziv, ka mbrojtur drejtorin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale. Kjo nuk është çudia e vetme. Një çudi më e madhe ka ndodhur edhe kur Hashim Thaçi – një njeri i luftës së UÇK-së, ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”. Si është e mundur që, Presidenti i një vendi të dekoron me Medalje, një njeri – bashkëpunëtor të Shërbimeve armiqësore të vendit të tij. Paramendojeni se çfarë do të kishte me ndodhur në Izrael, që një lider shteti, apo President të dekoronte pas luftës së dytë botërore një bashkëpunëtor të Hitlerit. Si i toleron vallë, populli këto tradhti?”, ka shkruar botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

E veprimin e Haxhiut ndaj Thaçit, si dhe dekorimin me medalje, e ka komentuar për “Bota sot”, analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri.

“Në fakt që nga ardhja e Thaçit në pushtet, vet ai, i ka degjeneruar tërësisht, jo vetëm udhëheqësit e partisë së tij, por edhe krerët e partive tjera të Kosovës duke i involvuar pothuajse që të gjithë pa përjashtim në tenderomani, korrupsion e krim të organizuar, dhe delegjitimuar edhe luftën e UÇK-së, denigruar dhe mos mbrojtur asnjërin nga ushtarët as udhëheqësit e ndershëm të saj, edhe kur ata kishin nevojë për ndihmë e përkrahje nga partitë dhe pushteti, me bindjen se ai vet do ti shpëtonte çfarëdo të keqeje dhe lloji të gjykimit”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Gani Qarri

Foto galeri

Ai e quan banal deklarimin e Baton Haxhiut, i cili sipas Qarrit, është spiun i Stanishiqit.

“Ndaj dhe reagimi banal i spiunit të Stanishiqit Baton Haxhiut, është tërësisht jo korrekt, jashtë kontestit të kohës dhe zhvillimit të ngjarjeve ndër vite, ngase Hashim Thaçi me vetëdije apo pa te, e ka krijuar vet edhe Gjykatës Speciale duke detyruar edhe deputetët me të gjitha mënyrat e presionit që ta votojnë atë, nga e cila së shpejti, sipas afatit të paraparë ligjor, pritet t’i konfirmohet edhe aktakuza e tij, njëra prej akuzave më të rënda që do të trajtohen nga organet e kësaj gjykate. Kështu që edhe botuesi i nderuar i gazetës kombëtare “Bota sot”, z.Xhevdet Mazrekaj me plot të drejtë ka reaguar ndaj deklaratës së Baton Haxhiut, i cili bënë sikur e mbron me “pallavra” spiunësh të BIA-s serbe, Presidentin Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale, themelimin e të cilës Thaçi vet e ka votuar”, shprehet Qarri.

“Madje nuk duhet harruar se Thaçi qysh në pranverë të vitit 2017 pati nisur të mbante takime e organizonte konferenca edhe për formimin e të ashtuquajturit “Komision i të Vërtetës dhe Pajtimit” që me gjasë kishte për qëllim, pikërisht faljen e të gjitha krimeve dhe gjenocidit shtetërorë të Serbisë të shkaktuara para dhe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa në prezantimin e kësaj ideje makabre Thaçi nuk tregonte qëllimin e vërtetë të krijesës së tij morbide, por trumbetonte se kinse me të, do të ndërtohet një e ardhme më e mirë për të gjithë ne?!… Po ashtu z. Mazrekaj me arsye ka shtruar edhe pyetjen tjetër, se si është e mundur që një bashkëpunëtor i Serbisë, si Baton Haxhiu i cili deri dje ka punuar për ministrin e brendshëm të Serbisë Ivica Stanishiqin, sot ta mbrojë drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin nga Specialja…”, thekosn Qarri.null

Por edhe kjo, sipas Qarrit nuk është shumë për tu habitur.

“Kur dihet se Thaçi, të paktën që nga marrja e postit të presidentit, gjithmonë rrethohej dhe është shoqëruar nga spiunë shqipfolës të UDB-së dhe bashkëpunëtorët serb të BIA-së, në mesin e të cilëve përveç spiunit shqipfolës të Stanishiqit, Baton Haxhiut, Thaçi mbajti për vite me radhë edhe vet bashkëpunëtorin zyrtar serb, të BIA-s, së Serbisë Bratisllav Nikoliqin i cili para se të bëhej këshilltar i Thaçit u kap duke tentuar të blinte shqiptar me para që do të akuzonin rrejshëm UÇK-në, për trafikim të organeve të serbëve. Madje megjithëse z.Mazrekaj me shumë të drejtë, serish ka pyetur edhe se si është e mundur që një President, në këtë rast Hashim Thaçi, ta dekorojë, pikërisht një bashkëpunëtor të Shërbimeve të huaja, si ai i Serbisë, Baton Haxhiun, me “Medaljen Presidenciale”, nuk duhet harruar fakti se siç u tha edhe më parë, Hashim Thaçi pothuajse gjithë mandatin presidencial e ka kaluar në shoqëri të spiunëve shqipfolës të UDB-së, si Baton Haxhiu dhe bashkëpunëtorëve zyrtar serb të BIA-s së Serbisë si Bratisllav Nikoliq, për të cilin megjithëse me dhjetë vite vonesë, përfundimisht edhe mediat e kontrolluara nga pushteti, më në fund patën raportuar se Nikoliq ishte agjent sekret i BIA-s në Kosovë”, deklaron Qarri.

Madje Qarri ka paralajmëruar se Thaçi mund ta dekorojë me medalje presidenciale edhe Bratisllav Nikoliqin.

“Për aq më tepër edhe përkundër faktit që ndaj Bratisllav Nikoliqit, ishte ngritur edhe aktakuzë nga gjykata qysh në vitin 2009, për shkak se ai bashkë me një grup serbësh, kishin organizuar një operacion sekret, të sponsorizuar nga BIA serbe, për blerjen e dëshmitarëve shqiptar, të cilët për para, do të dëshmonin në mënyrë të rrejshme kundër UÇK-së në Tribunalin Special se kinse “ua kanë hequr serbëve organet gjatë luftës” Hashim Thaçi pikërisht këtë spiun të BIA-s e bëri “këshilltar të tij për komunitete”. Ndaj, nëse nuk arrestohet së shpejti nga Gjykata Speciale, ekziston “rreziku” permanent, që Thaçi, pas Baton Stanishiqit, ta dekorojë me ndonjërën nga medaljet më të larta edhe spiunin e BIA-s, dhe bashkëpunëtorin e tij personal Bratisllav Nikoliqin, me të cilin flitej se kishte edhe marrëdhënie tejet të ngushta shoqërore”, nënvizon Qarri.null

“Dhe sikur të mos mjaftonin as të gjitha këto, me ndihmën e spiunëve të tillë, si këshilltari i Thaçit Bratisllav Nikoliq, shërbimi sekret serb kishte provuar, që mes përmes shtetit të “fortë” të Kosovës, të dërgonte fshehurazi edhe mbetje mortore të serbëve deri në brendi të “Shtëpisë së Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, apo të paktën në afërsi të saj, në mënyrë që pastaj, të kërkonte nga bashkësia ndërkombëtare ekzaminim e po këtyre mbetjeve mortore, për të legjitimuar pretendimet e Serbisë për trafikim organesh nga ushtarët e UÇK-s, gjatë luftës në Kosovë”.

Për fund, Qarri thotë se dekorimi me medalje i Baton Haxhiut, është një nga skandalet e radhës nga Hashim Thaçi.

“Kështu që dekorimi i spiunit të Serbisë Baton Stanishiqit, me “Medalje Presidenciale”, pikërisht nga ish drejtori politik i UÇK-së, është shumë më tepër se sa vetëm një skandal i radhës, të cilat në realitet, më as që i numëron kush në vendin tonë, është akt perfid që dëshmon se Hashim Thaçi duhet të jetë i shantazhuar nga Baton Haxhiu, i cili si spiun shumëvjeçar i UDB-së dhe BIA-s serbe, mund të ketë informata të rëndësishme për Thaçin dhe politikanët e tjerë, me pozita të larta partiake e shtetërore në Kosovë, ndaj dhe është i detyruar ta joshë Batonin me dekorime, për të mbrojtur sa më gjatë që të jetë e mundur dhe mos vënë në rrezik kreibilitetin e tij personal”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri.

Trego më shumë

Artkulli iKaluar

Back to top button
Close
Close